fbpx

Vret 8 familjarët, dhe më pas i filmon një nga një, merret vendimi për Ritvan Zykajn

zykaj.jpg

Burg përjetë për Ritvan Zykajn. Ky është vendimi që është marrë ndaj personit i cili vrau 8 familjarët e tij dhe pas aktit makabër i filmoi të shtrirë nnjë nga një. ‘Më thanë hajdut pulash’, ka qenë ky justifikimi i nxjerrë nga autori i vrasjes për aktin makabër që ndërmorri. Ngjarja ndodhi në Selenicë të Vlorës rreth një  vit më parë.

Vrasja

Masakra e Selenicës ndodhi në datë 10 gusht të 2018-ës në fshatin Resulaj të Selenicës, ndërsa Ritvan Zykaj vrau me armë zjarri tetë persona, të afërm të tij, nga të cilët dy të mitur. Demir Zykaj 76 vjeç, Perri Zykaj 76-vjeç ; Besim Zykaj 45-vjeç (i biri), Vasilika Zykaj 40 vjeç (bashkëshorte e Besimit), Sara Zykaj 17 vjeçe (vajza e Besimit) Ledion Zykaj 6 vjeç (djali i Besimit); Azem Zykaj 49 vjeç (i biri), Afërdita Zykaj 47-vjeç (bashkëshorte e Azemit), ishin 8 personat që u vranë nga dora e Ritvan Zykajt.

Pasi kreu masakrën, Zykaj u arratis në fshat duke u kapur nga policia vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit të 11 gushtit. Gjatë arratisë nisi komunikimet në rrjetin social “Facebook” madje sfidoi hapur edhe policinë, duke shënuar një precedent të rrallë. Edhe pas arrestimit, siç blutë e Vlorës konfirmojnë, autori i krimit nuk ka shfaqur pendesë. Pranoi krimin e kryer për shkak se sipas tij, e kishin akuzuar për vjedhjen e disa pulave. Më tej, ai kërkoi një avokat.

Autori filmoi viktimat

Autori i krimit të 8-fishtë, Ritvan Zykaj, menjëherë pas vrasjes kishte vënë në dijeni kushëririn e tij. Jo duke i telefonuar apo duke i shkruar diçka. Por duke i dërguar si provë një video. Pasi ka kryer krimin e rëndë, ai ka bërë një video. Ka filmuar një nga një viktimat të shtrira dhe ia ka dërguar videon djalit të hallës në “Facebook Messenger”.

Ai nga frika e ka fshirë videon menjëherë sapo e ka parë. I terrorizuar i ka thënë nënës së tij se çfarë kishte ndodhur. Mësohet se autori nuk i ka shkruar asgjë. Olardio Hoxha, 19-vjeçar, i ka treguar të gjitha këto në Polici, pasi ka qenë i pranishëm edhe ai me të ëmën te dreka ku ndodhej autori para krimit bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes, aty ku mësohet të jetë akuzuar “si hajdut pulash” nga njëra prej grave të familjes Zykaj, që më pas e vrau bashkë me 7 të tjerët.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303