Vret ish-shokun e klasës pas 50 vjetësh, në festën e ribashkimit

Screenshot_3-7.jpg

Një pensionist priti 50 vjet për t’u hakmarrë ndaj një ish- shokut të klasës i cili e kishte ngacmuar gjatë kohës kur ishin në shkollë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Tajlandë gjatë një feste ribashkimi të klasës, ku ishte vrasësi dhe viktima.

Thanapat Anakesri, i cili shkrehu armën u përball me Suthat Kosayamat për të cilin tha se e kishte ngacmuar.

Anakseri fillimisht i kishte thënë të ndjerit Suthat që t’i kërkonte falje, por ky kishte refuzuar. Më pas kishte sulmuar me armë dhe ishte larguar me shpejtësi.

Shokët e tjerë të klasës thënë se nuk mbanin mend të kishin pasur probleme midis dy 69-vjeçarëve.

Policia tashmë është vënë në kërkim të Thanapat Anakesrit, i cili besohet se s’ është larguar shumë zonës ku u mbajt festa e që u shndërrua në tragjedi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303