Vret veten babai i 2 fëmijëve në Berat

fostoksine.jpg

Një 51-vjeçar, babai i dy fëmijëve ka bërë sot aktin tragjik dhe i ka dhënë fund jetës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Berat. Uniformat blu kanë raportuar se një 51-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasi është vetëhelmuar me fotoksinë.

Trupi i pajetë i 51-vjeçarit është përcjellë në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit. 51-vjeçari është babi i dy fëmijëve dhe prej disa vitesh punonte si roje në një filial banke.

Sakaq, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303