Vret veten në burg biznesmeni i njohur

Financieri i pasur amerikan Jeffrey Epstein, që mbahej në burg që prej datës 6 korrik, i akuzuar për prostitucion e trafik femrash të mitura, ka vrarë veten në burg.

Epstein, 66 vjeç ishte akuzuar për trafikim të femrave, disa prej të cilave ende nuk kishin mbushur 14 vjeç. Ai tha se është i pafajshëm për akuzat. Epstein ka vrarë veten në burgun e Nju Jork.

Ai besohet se ka pësuar atak kardiak sot në mëngjes në orën 6.38 minuta. Vdekja e Epsteinit vjen një ditë pasi dokumentet nxorrën në pah masën e abuzimit në masë me gratë në shtëpinë e tij në Palm Beach, Neë York dhe Ishujt e Virgjër.Epstein ishte mbajtur në qeli pasi ishte arrestuar me akuza që kishin të bënin me sjellje seksuale të supozuar gjatë viteve 2002 deri 2005. Një përpjekje e mëparshme për ta ndjekur atë me akuza të ngjashme u rrëzua kur autoritetet i dhanë atij një marrëveshje jashtëzakonisht bujare për të pranuar fajësinë për akuzat e prostitucionit shtetëror në Florida.

Jeffrey ishte gjetur më herët në një qeli në Nju Jork në një gjendje thuajse shoku, me lëndime në qafë. Dy burime anonime i thanë NBC Neës lokale të Nju Jorkut se dëmtimet e Epsteinit mund të jenë vetë-shkaktuar ose një tjetër i burgosur e ka rrahur atë.

Financieri me origjinë në Brooklyn bëri emrin e tij në bankën e investimeve Bear Stearns përpara se të hapte firmën e tij në vitin 1982, duke administruar para për klientët me pasuri më të mëdha se 1bn dollarë.

Rrethi i miqve dhe të njohurve të Epsteinit ka përfshirë Donald Trump; Bill Klinton; Princi Andreë; Leslie Uexner, themeluese e kompanisë që zotëron markë të brendshme femrash Victoria’s Secret; dhe shumë emra të tjerë të shquar në jurispendencë, shou bizz dhe politikë.