fbpx

Vrima e ozonit mund të jetë më e vogla në tre dekada

ozone.png

Vrima e ozonit mbi Antarktidë këtë vit mund të jetë një nga më të voglat që është parë në tre dekada, thonë shkencëtarët.

Vëzhgimet për zbrazjen e gazit në atmosferë tregojnë se ai nuk është hapur në vitin 2019 në mënyrën siç bën zakonisht.

Shërbimi i Monitorimit të Atmosferës i BE- së (CAMS) thotë se aktualisht është nën gjysmën e zonës që zakonisht shihet në mes të shtatorit.

Vrima është gjithashtu jashtë qendrës dhe larg polit, shton agjensia e BE.

Ekspertët e CAMS po projektojnë nivele të qëndrueshme të ozonit ose një rritje modeste në ditët në vijim.

Ozoni është një molekulë që është e përbërë nga tre atome të oksigjenit dhe është përgjegjës për filtrimin e rrezatimit ultraviolet të dëmshëm nga Dielli./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303