Vritet bosi i mafies jashtë shtëpisë së tij

Një bos i krimit në New York është qëlluar dhe vrarë jashtë shtëpisë së tij mbrëmjen e së mërkurës.

Francesco Cali u gjet me plagë të shumta në trup.

Sipas mediave amerikane, viktima është një anëtar i lartë i familjes kriminale Gambino dhe besohet të jetë shefi i bandës.

Ai u vra jashtë shtëpisë në Staten Island. Policia po heton ngjarjen dhe nuk ka asnjë të arrestuar.

Dëshmitarët thonë se vrasësi u largua nga skena e krimit me një makinë me ngjyrë blu.

Francesco është i pari shef i një bande krimi që qëllohet në New York në 34 vjet.

Në 1985, Paul Castellano u ekzekutua pasi arriti në Sparks Steakhouse në Manhatan./real-news.tv/