Vritet kleriku i njohur si “babai” i talebanëve

Kleriku pakistanez Maulana Sami ul-Haq, i njohur si ‘babai’ i talebanëve, është vrarë në qytetin e tij të origjinës në Rawalpindi.

Mediat lokale cituan anëtarët e familjes së tij duke thënë se ai u therr, por raporte të tjera thonë se ai u qëllua për vdekje.

Motivi për sulmin është ende i paqartë.

Kleriku mysliman njihej si ‘babai’ i talebanëve pasi universiteti i tij ndihmoi në nisjen e lëvizjes islamike.

Zyrtarët afganë kishin kërkuar së fundmi klerikun, që besohet të ketë qenë rreth 80 vjeç, për të ndihmuar në bindjen e talebanëve për të filluar negociatat për paqen.

Ai ishte një ish-senator që drejtoi një fraksion të partisë fetare Jamiat Ulema-e-Islam dhe ishte afër partisë së kryeministrit Imran Khan.

Khan është aktualisht në një vizitë zyrtare në Pekin, por zyra e tij lëshoi një deklaratë duke dënuar vrasjen dhe ka urdhëruar një hetim.

Vdekja e klerikut vjen në një kohë të trazuar në Pakistan, ku protestat kanë shpërthyer në një numër qytetesh pas lirimit të një gruaje të krishterë e dënuar me vdekje me akuza blasfemi, pasi ka ofenduar Profetin Muhamed.

Lër një koment