fbpx

Vritet në burg bosi i mafias së Bostonit

bulger.jpg

Është vrarë në moshën 89-vjeçare “gangsteri i Bostonit”, James “Whitey” Bulger. Ai po vuante dënimin e përjtshëm në një nga burgjet federale të SHBA-së, në Virxhinian Perëndimore.

Gangsteri u dënua në vitin 2013 për 11 vrasje. Bulger u gjet i vdekur në qelinë e burgut. Ende nuk dihen rrethanat e vrasjes së 89-vjeçarit. Vdekja e tij vjen në të njëjtën ditë kur ai u transferua në burgun Hazelton, në Virxhinian Perëndimore.

Emri i tij ishte një nga më famëkeqët në shoqërinë amerikane. Arrestimi i James “Whitey” Bulger u bë 16 vite pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia amerikane.

“Gangsteri” ishte kapoja i bandës “Winter Hill” në Bostonin jugor, ndërsa bëmat e tij frymëzuan filma si “Black Mass” dhe “The Departed”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *