Vritet udhëheqësi i lartë i al-Kaedës

Një udhëheqës i lartë i al-Kaedës është vrarë në një operacion të përbashkët ushtarak SHBA-Afganistan, sipas agjencisë së inteligjencës në Afganistan.

Asim Umar, kreu i al-Kaidës në Nënkontinentin Indian (AQIS) vdiq në një sulm në provincën Helmand në 23 shtator, tha Drejtoria Kombëtare e Sigurisë (NDS).

Të paktën 40 civilë u raportua të jenë vrarë në të njëjtin operacion.

SHBA dhe al-Kaida nuk e kanë konfirmuar vdekjen e Umerit.

Në një deklaratë të ndarë në Twitter të martën, Drejtoria Kombëtare e Sigurisë tha se bastisja e përbashkët SHBA-Afganistan u zhvillua në një kompleks në rajonin “Kalaja Taliban e Musa Qala”, ku Umeri dhe anëtarët e tjerë të AQIS “ishin ngulitur./real-news.tv/