Vuante nga leucemia, vdes nëna pas lindjes

0_Brave-mum-19-who-lost-her-newborn-son-while-battling-cancer-dies-just-months-later-676x450.jpg

Ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike një 19-vjeçare nga Australia. Brianna Rawling vuante nga leucemia, sëmundje që e mësoi vetëm në muajin e katërt të shtatzënisë.

E reja u gjend përballë dy mundësive mjaft të rrezikshme nga mjekët.

Ata i thanë që i duhej të ndërprite shtatzëninë për të vijuar me mjekimet për sëmundjen ose të mbajë foshnjën, por nuk duhet të marrë kurën.

Brianna mjaft e guximshme vendosi të mbajë foshnjën, ku e lindi në muajin e gjashtë. Pas dy javësh, foshnja humbi jetën si pasojë e komplikacioneve në shëndet, ku disa ditë më pas ndërroi jetë edhe Brianna./real-news.tv

scroll to top