Vuçiç dhe vëllai i tij kultivues të drogës?

Një serrë marihuane lëkund karrigen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, prej një viti në objektiv të protestave “Një në pesë milion”.

Tashmë, akuzave për autoritarizëm që mbush sheshet e Serbisë, i shtohet dhe ajo për përfshirje në trafik droge.

Çdo gjë u zbulua pas gjetjes së një sasie marijuana në një fermë në vend, e cila sapo ishte vizituar nga disa përfaqësues të qeverisë.

Sipas opozitës serbe, pas arrestimit pronari i saj i telefonoi vëllait të presidentit Vuçiç.

Kryebashkiaku i Novi Sadit dhe rivali politik i Vuçiç, Milosh Vucevic deklaroi publikisht se sapo kishte denoncuar personalisht Aleksandër dhe Andrei Vuçiç.

Sipas tij vëllezërit Vuçiç janë të përfshirë në kultivimin e marihuanës në një fermë në Jovanicë.

Ai theksoi se ky është një lajm ndaj të cilit askush nuk duhet të qëndrojë indiferent.

“Qytetarët duhet të dinë të vërtetën dhe autoritetet serbe duhet të bëjnë të mundur që kjo të ndodhë sa më shpejt,” përfundoi ai.

Si pasojë e protestave në Beograd dhe akuzave të opozitës për cilësinë e demokracisë në vend, në Serbi ka nisur një proces ndërmjetësimi, i mbështetur nga të dërguarit e parlamentit europian.

Partitë e minoritetit nuk duan të shkojnë në zgjedhje deri në momentin që do të garantohet një proces transparent zgjedhor.