fbpx

Vuçiç e pranon: Gruevski kaloi edhe nga ne

vucic-1.jpg

Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Serbisë, ka folur për arratisjen e Nikolla Gruevskit përmes kalimit kufitar Serbi-Hungari.

Duke folur për mediat serbe, Vuçiç tha se Gruevski, më 12 nëntor, në shoqërinë e dy qytetarëve hungarezë, ka hyrë në territorin e Shqipërisë, ku më pas ka kaluar në Mal të Zi.

“Më 12 nëntor, para orës 22.30, nëpërmjet vendkalimit kufitar Gostoun me letërnjoftim ka hyrë në Serbi, ku më pas ka hyrë në Hungari. Aty është identifikuar me letërnjoftim dhe leje-qarkullimi të marrë nga Shqipëria”, tha Vuçiç.

“Ne s’mund të arrestonim njerëz për të cilët nuk ka kërkim. Pse s’ka pasur një urdhër arrest ndërkombëtar?’, u shpreh Presidenti serb.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *