fbpx

Vuçiç i del në krah Albin Kurtit, ja për çfarë…

auto-aleksandar-vuciq-bloomberg1546097733_1552376880-9333179-600x360.jpg

Cirku rreth helmimit të anëtarëve të Komisionit Zgjedhor të Kosovës kur numëroheshin vota nga Serbia qendrore shërbeu kundër udhëheqësit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Kështu ka deklaruar sot presidenti serb, Aleksandar  Vuçiq.

“Unë kam folur për këtë më parë. U bë gjithçka për të futur në kurth Kurtin e papërvojë”, u shpreh ndër të tjera Vuçiq, përcjell Reporteri.net shkrimet e mediave serbe.

“Ky skenari me helmim u mendua kundër Kurtit. Ata bënë një lojë të brendshme. Edhe po ti anulojnë  4,000 deri në 5000  vota nga Serbia nuk do të ndikonte në Listën Serbe, e cila fitoi dhjetë vende. Nuk ishte Lista Serbe shënjestra, por duhej të dëmtohej imazhi Serbisë dhe për të ndryshuar përbërjen në parlament, sepse nëse hyn NISMA, numri i vendeve të Kurtit do të zvogëlohet, dhe atëherë LDK në bllok mund të kenë më shumë sesa Kurti, duke imponuar në këtë mënyrë kandidatin e tyre kryeministër Vlora Osmani”, u shpreh Vuçiq.

Vuçiq ndër të tjera tha tha se në “lojëra të tilla po marrin pjesë edhe lojtarët nga bota”.

“Presim shumë më tepër probleme në formimin e parlamentit dhe qeverisë në Prishtinë,” tha Vuçiq.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme PZAP-i vendosi për anulimin e votave nga Serbia bazuar në ankesën e Koalicionit Nisma – Aleanca Kosova e Re – Partia e Drejtësisë.

Në anën tjetër Lista Serbe tha se vazhdon “t’i ketë në duart e saj të dhjetë mandatet” në Kuvendin e Kosovës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303