24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Vuçiç: Jemi shumë larg arritjes së marrëveshjes me Kosovën

spot_img

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka thënë se akuzat që po drejton Prishtina ndaj zyrtarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq, po tregojnë dëshirën për të dëbuar serbët që jetojnë në veriun e Kosovës.

Vuçiç ka komentuar deklaratën e presidentit Hashim Thaçi që tha se për ndarje të Kosovës flasin vetëm ata që e kanë ndihmuar Sllobodan Millosheviqin dhe miqtë e Radojicicit.

Sipas presidentit serb, Thaçi e di që Radojiçiq është një nga njerëzit kryesor të veriut të Mitrovicës dhe sipas tij Kosova tashmë është duke pritur një moment të favorshëm për ta sulmuar veriun e Kosovës.

Vuçiç ka thënë se pas ndodhive të fundit në Prishtinë, Tiranë, në botë por edhe në Beograd, një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është me vit drite larg.

Presidenti i Serbisë deklaroi se dëbimi i serbëve nga institucionet e Kosovës do të ishte masa e fundit, sepse në atë rast Prishtina nuk do të ishte pala e vetme përgjegjëse për të gjithë botën.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për mundësinë e largimit të serbëve nga të gjithë institucionet e Kosovës, nëse nuk hiqet taksa.

Vuçiç ka thënë se kjo është masa e fundit që mund ta marrin si kundërpërgjigje ndaj masave të Kosovës./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat