Vuçiç kërcënon: Do të kemi probleme nëse nuk hiqet taksa ndaj mallrave serbe

aleksandar_vucic_26_07_2018_0.jpg

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka kërkuar edhe një herë nga institucionet e Kosovës që të tërhiqen nga vendimi për taksën ndaj produkteve serbe, pasi sipas tij kjo është e vetmja mënyrë për t’i hapur rrugë dialogut.

“Edhe një  herë, i bëj thirrje Prishtinës që ta heqin taksën”, ka thënë presidenti serb para gazetarëve.

Sipas tij një vendim i tillë do të zhbllokonte situatën.

“Shpresoj që do të jetë një vendim i mençur që do t’i hapë rrugë bisedimeve. Thirrja ime për partnerët Evropian të cilët kanë shumë ndikim në Prishtinë, është që të kërkojnë heqjen e taksës, sepse mendoj që është e rëndësishme që të vazhdojnë bisedimet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve për një të ardhme më të mirë”, ka shtuar ndër të tjera kreu i shtetit serb duke thënë se Bashkimi Evropian duhet të jetë me i qartë në këtë çështje.Pa heqjen e taksës, ne do të kemi probleme, shqiptarët dhe ne”, ka përfunduar Vuçiç./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303