fbpx

Vuçiç: Kërkesat për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë janë të pakuptimta

vuciccccc.png

Kërkesat për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë janë të pakuptimta, ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit të Qeverisë së re në Beograd.

Pas seancës së 2 nëntorit, ku mori pjesë si kryetar i shtetit, ai tha se njohja e ndërsjellë nuk është një çështje që Serbia do ta diskutojë ndonjëherë dhe përsëriti se Prishtina është e obliguar të përmbushë detyrimet e saj nga Marrëveshja e Brukselit, e cila së pari përfshin formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Na duhet një zgjidhje kompromisi midis Prishtinës dhe Beogradit,” ka thënë Vuçiç.

Sipas tij, në kontekstin e Kosovës, për Serbinë janë të rëndësishme zgjedhjet e ardhshme në Shtetet e Bashkuara.

“Joe Biden është i preferuari i tyre, nuk është sekret. Unë personalisht kam marrëdhënie korrekte me të, por ajo politikë nuk ishte në favor të Serbisë. Sa i përket fitores eventuale të zotit Donald Trump, e cila është e vështirë por jo e pamundur, atëherë do të ishte diçka më e lehtë për Serbinë ”, ka thënë mes tjerash ai.

Liderët e Kosovës dhe Serbisë duke nënshkruar marrëveshjen për normalizim ekonomik në prani të presidentit amerikan, Donald Trump. Uashington,4 shtator, 2020.

Kandidati demokrat për president, Joe Biden gjatë një konference për shtyp ka përmendur faktin që djali i tij ka shërbyer në Kosovë në kuadër të trupave amerikane të NATO-s.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303