Vuçiç komenton heqjen e kufirit Kosovë-Shqipëri

1546184800_8051640335975e87ee8c4c116087444v4big-1.jpg

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin kanë komentuar sot deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se kufijtë mes Kosovës dhe Shqipërisë do të zhduken.

Presidenti i Serbisë është shprehur se shqiptarët janë bashkuar dhe do të përpiqen të bindin të gjithë ndërkombëtarët që t’i mbështesin.

“Është e qartë për mua se ata do të ndërtojnë planin e tyre dhe kur edhe do të fshijnë kufijtë në fund të marsit. Shqiptarët janë bashkuar dhe do të përpiqen të bindin të gjithë ndërkombëtarët që t’i mbështesin,”- tha Vuçiç në një deklaratë për shtyp.

Ndërkohë që ministri i Mbrojtjes Aleksandër Vulin tha se “Heqja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe se vendet që e kanë njohur Kosovën tani mund të heqin dorë nga “frika” se do të krijohet Shqipëri e Madhe. Ata nuk do ta kuptojnë të keqen që po u bëjnë vetes.” /Real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303