Vuçiç komenton sërish helmimin e anëtarëve të KQZ: Cili është ai helm që…

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka biseduar sot me ministrin e Punëve të Jashtme e Europiane të Sllovakisë dhe kryesuesin e OSBE-së, Mirosllav Lajçakun, të cilit i ka shprehur shqetësimin e madh për ngjarjet në Kosovë.

Vuçiç i ka thënë Lajçak se Prishtina, me akte të njëanshme e provokative, po shkakton tensione dhe përkeqësim të situatës së sigurisë.

Vuçiç gjithashtu ka përmendur edhe helmimin e pjesëtarëve të KQZ duke e quajtur sërish një manipulim nga  ana e Kosovës, duke pyetur “cili është ai helm i cili vepron në baza etnike” dhe ka kërkuar të bëhen hetime gjithëpërfshirëse, ka njoftuar zyra e shtypit të presidentit të Serbisë.

Nga ana tjetër, Lajçak ka thënë se Ballkani Perëndimor është në fokus të presidencës sllovake të OSBE-së dhe se me vëmendje të madhe ndjek situatën në Kosovë.