Vuçiç kundër të dërguarit të Trump

Pas vizitës në Prishtinë, i dërguari special i presidentit amerikan, Richard Grenell ka vizituar ditën e sotme edhe Beogardin, me qëllim të zhbllokimit të situatës dhe rikthimit të palëve në tryezën e dialogut.

Njësoj si në Prishtinë, Grenell ka thënë se Serbia duhet të ndalë fushatën kundër pavarësisë së Kosovës, ndërkohë ka thënë se Prishtina zyrtare duhet të heq taksën 100 % ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

”Dje në Prishtinë e kam bërë shumë të qartë me çdo kënd që jam takuar se tarifa duhet të hiqet. Është e papranueshme. Unë gjithashtu kam sjellë këtu të njëjtën kërkesë, që kampanja e çnjohjeve duhet të ndalet”, ka thënë Grenell,

kreu i shtetit serb, Aleksander Vuçiç, e ka cilësuar deklaratën e tjj si një kërkesë të papranueshme.

Sipas Vuçiç nuk mund të barazohet heqja e taksës me ndaljen e fusahtës për çnjohjet.

“Unë nuk e pranoj ekuacionin për heqjen e taksës dhe ndaljen e fushatës për çnjohje”, ka thënë Vuçiç, duke përsëritur faktin se Serbia ka qëndrim shumë të ndryshëm ndaj Kosovës krahasuar me SHBA-në.

Kreu i shtetit serb thotë se fushata për çnjohje është një detyrë kombëtare e Serbisë. Vuçiç thotë se nuk mund të barazohet problemi i taksës me fushatën për çnjohje, pasi sipas tij Kosova e ka vendosur taksën pa kurrfarë arsye.“Ne kemi një qëndrim kombëtar sa i përket pavarësisë së Kosovës, i cili është i ndryshëm nga ai i SHBA-së. Ata duhen sa më shumë njohje që është e mundur, ne nuk duam dhe është puna jonë të bëjmë diçka të tillë. Për mua nuk është e njëjta, sepse taksa është vendosur pa asnjë arsye”, ka thënë kreu i Serbisë.

Megjithatë, Grenell është treguar i qartë dhe ka thënë se nëse Serbia dhe Kosova nuk do të lëvizin nga pozicionet e tyre drejt marrëveshjes finale atëherë SHBA do të tërhiqet, ndërkohë vetë Grenell ka thënë se do të merret me ndonjë punë tjetër.