Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç,deklaroi në televizionin serb “Prva” se njohja e Pavarësisë së Kosovës nuk do të ndodhë derisa ai të jetë President, ndërsa la mundësinë e hapur të ndodh një gjë e tillë tek pasuesit e tij në postin e presidentit. “Dhe pas kësaj … Njerëzit vendosin”, tha ai.
Vetë Vuçiç më herët ka thënë se po ta nënshkruante njohjen diplomatike të Kosovës, do të merrte çmim Nobel për Paqe.
Advertisement