fbpx

Vuçiç në Tiranë, Klevis Balliu: Rama të shpallet ‘non grata’ në Kosovë

rama-vucic-zaev-770x416-1.jpg

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me ardhjen e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Tiranë, në kuadër të takimit për “Minishengenin” Ballkanik, që pritet të mbahet nesër.

Ai kërkon që kryeministri Rama të shpallet non-grata në Kosovë, pasi sipas tij kjo ngjarje ishte një akt i pastër antikombëtar.

Postimi i plotë:

RAMA TË SHPALLET NONGRATA NË KOSOVË

I nderuar Kryeministër në detyrë zoti Haradinaj, i nderuar Kryeministri i ardhshëm zoti Albin Kurti.

Akti i sotëm në Shqipëri, nga Kryeministri Edvin Rama, është akt i pastër antikombëtar.

Askush nuk e kishte menduar që do të vinte dita që një Kryeministër shqiptar të ndalojë protestat kundër genocidit Serb ndaj motrave dhe vëllezërve tanë.

Në këto kushte kam një thirrje publike.

Për të pastruar faqen tonë kombëtare në sytë e mbarë botës duhet që të shpallet NONGRADA në Kosovë Edvin Kristaq Rama. Nuk mundet të lejojmë Edivin Ramën që të fyejë më me këtë tradhti kombëtare Adem Jasharin, Arkitektin e Pavarësisë së Kosovës, Presidentin Ibrahim Rugova, UÇK si dhe luftën patriotike të çdo shqiptari kundër kriminelit të luftës Millosheviçit dhe anëtarëve të pushtetit të tij kriminal.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303