Vuçiç: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

vucic-2.jpg

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar për të përditshmen greke Katimerini, se Serbia është e gatshme të bisedojë për kompromis sa i përket zgjidhjes së çështjes së Kosovës, por theksoi se Serbia nuk do ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur.

I pyetur rreth çështjes së korrigjimit të kufijve si mundësi e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, nëse bëhet fjalë për kufijtë që i ka njohur Kina, Rusia, Greqia dhe Spanja apo ato që i njohin Franca dhe Gjermania, Vuçiç ka hezituar të përgjigjet.

Për sa i përket skenarit të shkëmbimit të territoreve, Vuçiç tha se Serbia gjithmonë ka kërkuar kompromis dhe është kundër çfarëdo zgjidhje që do të ishte në interes të njërës palë.

“Jemi të gatshëm dhe të hapur të bisedojmë për çfarëdo zgjidhje kompromisi. Disa po përmendin modele tjera, por asgjë konkrete nuk po ofrojnë. Nëse dikush mendon se mund të vjen në Beograd dhe të na thotë ta njohim Kosovën si shtet të pavarur, një gjë e tillë nuk do të ndodhë”- ka shtuar Vuçiç.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303