31.5 C
Tirana
E premte, 12 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Vuçiç: Nuk ka dialog me Kosovën pa u hequr taksa

spot_img

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë, ku ka ritheksuar edhe njëherë tjetër qëndrimin e tij lidhur me dialogun me Kosovën

Vuçiç është shprehur se nuk do të ketë vijimësi të dialogut me Kosovën nëse taksa e vendosur ndaj mallrave me origjinë serbe nuk hiqet.

“Nëse nuk duan, nuk duan. Nuk mund ta detyrojmë askënd. Problemi është se unë nuk e di se çfarë duan, çfarë kërkojnë prej nesh dhe çfarë prej botës”, tha Vuçiç.

Më tej, presidenti i Serbisë ka thënë se nëse nuk arrihet një konsensus me Kosovën, Serbia do vijojë punën e saj duke ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat