30.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Vuçiç: Nuk na fusin në BE pa marrëveshje me Kosovën

spot_img

Arritja e një marrëveshjeje me Kosovën është kriter kyç i Serbisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Këtë deklaratë e ka bërë sot edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili pas takimit me kryeministrin e Italisë Guissepe Conte në Beograd, shtoi se ka ardhur koha për të ndaluar “të dërguarit e rremë serbë” që thonë se në BE munden edhe pa zgjidhur problemin e Kosovës.

Vuçiç paralajmëroi se pa një marrëveshje me Prishtinën, nuk ka hyrje në BE as për Serbinë dhe as përparim në këtë drejtim për Kosovën. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat