fbpx

Vuçiç: Pa evropianët nuk mund të zgjidhim asnjë problem

vucic-2.jpg

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se është e rëndësishme që Serbia të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, por më e rëndësishme, sipas tij, është të sigurohet një e ardhme e sigurt.

“Këto nuk mund t’i arrijmë vetëm, andaj na duhen miqtë”, tha Vuçiç në një intervistë për gazetën serbe Kurir.

“Ka raste që nuk duhet humbur dhe sigurisht se Berlini ishte një prej tyre”, tha Vuçiç, duke aluduar në Samitin e Berlinit, i cili, më 29 prill, mblodhi udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.

Samiti u organizua nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Në këtë takim u tha se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për të çuar përpara përpjekjet për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese midis tyre dhe për një angazhim konstruktiv në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Por, Vuçiç tha se në Samitin e Berlinit ndarjet ballkanike ishin më të rëndësishme për disa politikanë, sesa nevoja për të zgjidhur diçka me kompromis./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303