Vuçiç paralajmëron: Do marrim masa kundër veprimeve të Prishtinës

aleksandar-vucic-goll.jpg

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka paralajmëruar Kosovën se do të marra masa kundër veprimeve që realizon. Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë takimin me diplomatin e Departamentit të Shtetit Amerikan, David Hale.

Vuçiç dhe Hale kanë diskutuar në lidhje me taksën e vendosur nga Kosova ndaj mallrave serbe si dhe vijimin e dialogut mes shteteve. Më tej, Vuçiç ka kritikuar platformën e dialogut të Kosovës, ku sipas tij është totalisht kundër vazhdimit të dialogut me Serbinë.

“E kam paralajmëruar prej kohësh Mogherinin dhe ekipin e saj se miratimi i asaj platforme nuk lë vend për kompromis, dhe për këtë arsye ajo si e tillë është kundër dialogut, sidomos kur ka refuzim kokëfortë të Prishtinës për të shfuqizuar taksën ndaj produkteve serbe që është e paarsyeshme dhe e dëmshme”, citoi Vuçiç./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303