Vuçiç paralajmëron: Prisni 45 ditë

vucic-2.jpg

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç  ka folur në lidhje me kërkesën e serbëve që jetojnë në Kosovë, të cilët duan që të largohen nga të gjitha institucionet. Ai tha se do merret një vendim për këtë çështje, por më parë duhet konsultuar me partnerët e Serbisë në Evropë dhe botë.

“Kërkuan qëndrimin e shtetit dhe nga unë si president që të bisedojë me Qeverinë e Serbisë. Kanë kërkuar tërheqjen nga të gjitha institucionet e Kosovës, nga Parlamenti, nga Policia në veri, nga gjykatat dhe nga i tërë sistemi i drejtësisë. Unë i kam lutur dhe u kam thënë se sot nuk u jap përgjigje deri në takimin e radhës me përfaqësuesit e Kinës”, tha presidenti i Serbisë.

Më tej, ai i ka kërkuar serbëve 45 ditë kohë derisa të merret një vendim, pasi Vuçiç  do takohet me presidentin e Kinës dhe do bisedojë me liderët botërorë./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303