fbpx

Vuçiç përmbledh samitin: Shqipëria e RMV nuk morën asnjë datë, as Prishtina vizat

vucic-samit-be.png

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe liderin e Maqedonisë së Veriut, presidenti serb Alexandër Vuçiç bëri një përmbledhje të samitit të BE.
Vuçiç tha se për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk u hapën negociatat, ndërsa Prishtina nuk mori liberalizimin e vizave dhe as Bosnja statusin e vendit kandidat.
Pyetje: A pati ndonjë vendim për negociatat?
Vuçiç: Çdo gjë që thashë sot këtu, e thashë hapur dhe publikisht. Nëse mund ta përkthej atë që ishte e rëndësishme për ne sot. Nuk kishte rezultate konkrete, por ishte një diskutim i mirë. Nëse më pyesni nëse Maqedonia e Veriut apo Shqipëria mori një datë, jo nuk e morën, nëse Prishtina mori liberalizimin e vizave, jo nuk e mori, nëse Bosnja mori statusin, jo nuk e mori.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303