Vuçiç përplaset dhe ironizon Thaçin për gjuhën shqipe

48c5f9e7907bdd70033927f866a9d4f6_L.jpg

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në panelin e “Forumit të Bratislavës”  të organizuar nga GlobSec ku ishte i pranishëm edhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiç, preferoi të fliste në gjuhën shqipe gjatë fjalës së tij.

Ky moment ka revoltuar pikërisht presidentit Vuçiç, i cili ka kërkuar që Thaçi të flasë në gjuhën angleze.

Mirëpo, Thaçi nuk e ka lejuar këtë gjë dhe ka folur në gjuhën shqipe.

Më tej, Vuçiç ka ironizuar Thaçin duke thënë se ai nuk di të flasë anglisht.

‘Pyeteni Thaçin në gjuhën shqipe, sepse ai nuk di të flasë anglisht’, tha me ironi Vuciç./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303