Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mbërritur mbrëmë në Tiranë për të ndjekur samitin e Brdo-Brijonit.
Gjatë takimit me Thaçin, ai ka bërë me dije se çfarë ka folur me të lidhur me dialogun.
Bëhet me dije se presidenti serb i ka thënë Thaçin që problemi i dialogut zgjidhet vetëm mes shqiptarëve dhe serbëve.
“Unë iu thash, nuk ia vlen, ju mund të telefononi Kolina Grabar Kitaroviqin, Borut Pahorin e Andrej Dudën, dhe amerikanët, por pyetja është që këto janë vetëm raporte ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, dhe ne duhet të zgjidhim këtë. I thashë Thaçit, ju mund t’i telefononi amerikanët dhe gjithë të tjerët, por kjo është një çështje e serbëve dhe shqiptarëve. Nuk ka forcë që e detyron Serbinë të veprojë në kundërshtim me interesat e saj”, ka thënë Vuçiç./real-news.tv

