33.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Vuçiç: Prishtina dëshiron të dobësojë veriun e Kosovës

spot_img

“Prishtina, duke akuzuar nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiç për përfshirje në vrasjen e kreut të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviç, ka patur për qëllim të dobësojë mbrojtjen e veriut të Kosovës dhe të pres momentin e përshtatshëm për të sulmuar serbët”, deklaroi sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Beogradi prej kohësh e ka ditur se Radojçiç nuk ka kurrfarë lidhje me vrasjen e Ivanoviçit”, ka thënë Vuçiç për Radio Televizionin e Sebisë.

Ai theksoi se Radojçiç ishte 500 kilometra nga Mitrovica kur u vra Ivanoviç. Vuçiç vlerëson se pikërisht presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me deklaratën e tij në Tiranë se ai e ka dëbuar Radojçiçin nga Kosova, konfirmoi se rasti kundër tij ishte i montuar.

“Ata deshën të dëbojnë Radojçiçin për të dobësuar mbrojtjen serbe nga veriu i Kosovës, e dinin se Radojçiç është një nga figurat kyçe, deshën ta dëbojnë dhe të presin momentin e volitshëm për të sulmuar serbët në veri”, tha Vuçiç duke shtuar nuk ka fletëarrest të kuq kundër Radojçiçit./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat