fbpx

Vuçiç: Priten tërheqje të reja të njohjes së Kosovës, SHBA nuk kërkon lëshime

1576932370_vucicc.jpg

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka thënë në Uashington se vendi i tij do të pezullonte veprimet diplomatike për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës nëse shqiptarët pushojnë së kërkuari që Serbia ta njohë Kosovën.

“Mos kërkoni njohje, ne nuk do të bëjmë njohje. Por ata kurrë nuk donin ta pranonin,” tha Vuçiç, duke shtuar se Prishtina beson se veprimi diplomatik i Serbisë për të bindur vendet që e njohën Kosovën të tërheqin njohjen “dëmton pozicionin e tyre si një vend i pavarur.”

Ai përsëriti se Serbia është e gatshme për bisedime nëse Prishtina heq tarifat.

“Kur shqiptarët tërheqin tarifat e tyre, ne jemi të gatshëm të flasim për gjërat thelbësore,” u tha Vuçiç gazetarëve në Uashington.

Vuçiq tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk kërkuan ndonjë lëshim nga Serbia në këmbim të heqjes së tarifës nga Kosova.

“Ne mund të diskutojm ë vetëm për diçka që është thelbësore kur taksa të hiqet,” tha Vuçiç.

Si problem, ai tha se nuk mund të shohë në këtë moment se çfarë zgjidhje kompromisi mund të ofrohet, dhe se, siç tha, të dy palët janë njësoj të pakënaqura.

Ai gjithashtu tha se do të diskutojë çështjen me kancelaren gjermane Merkel brenda disa ditësh.

“Ajo që është e rëndësishme është që dialogu duhet të vazhdojë, të mos e nënvlerësojmë njëri-tjetrin, pasi këtu nuk ka fitues. Ne duhet të jetojmë krah për krah për njëqind vjetët e ardhshëm”, tha Vuçiç.

Ai po ashtu njoftoi se tërheqjet e reja të njohjes së Kosovës priten në ditët e ardhshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303