fbpx

Vuçiç: Serbia nuk do të durojë përgjithmonë ultimatumet e Kosovës pa u përgjigjur

aleksandar_vucic-2.jpg

Shqiptarët duhet ta dinë se pa kompromis me Serbinë ata kurrë nuk do të kenë asgjë, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

“Edhe bashkësia ndërkombëtare dhe Gjermania, SHBA, Franca duhet ta dinë se pa kompromis, presionet nuk ndihmojnë,” tha Vuçiç në një konferencë shtypi në Beograd.

Duke folur rreth taksës ndaj mallrave serbe, e vendosur nga Prishtina zyrtare në nëntorin e kaluar, presidenti Vuçiç tha se Serbia nuk mundet ‘të durojë përgjithmonë ultimatumet e Prishtinës’.

“Serbia ka pritur gjashtë muaj pa prezantuar masa reciproke për tarifat. Shpresoj që nuk do të ketë nevojë për këtë, por unë ju them se ultimatume dhe veprime të drejtpërdrejta të paligjshme Serbia nuk mund t’i durojë përgjithmonë pa përgjigje”, tha Vuçiç.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritur se taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe do të hiqet kur Beogradi zyrtar të njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Ndërkohë, Serbia ka paralajmëruar se nuk do të vazhdojë dialogun në Bruksel pa heqjen e taksës dhe ka kërcënuar me kundërmasa nëse deri më 6 maj Prishtina zyrtare nuk pezullon vendimin e saj./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303