Vuçiç flet për hipokrizi dhe “Shqipëri të Madhe”

Kryeministri Edi Rama tha këtë të hënë se Serbia duhet të marrë shembull nga bashkëpunimi i Shqipërisë me Kosovën sa i përket bashkimit doganor, për të ndryshuar qasjen ndaj kësaj të fundit. Por këtë deklaratë të bërë nga Peja gjatë mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i ka përkthyer si hipokrizi.

Shoh se është caktuar një mbledhje e përbashkët me qeverinë e Shqipërisë, ku duan të heqin të barrierat kufitare. Por ky është kulmi i hipokrizisë jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Kosovë e Shqipëri, por edhe për ata që i lejojnë të ndërmarrin veprime të tilla“, tha Vuçiç në Novi Sad, gjatë festimeve për 100-vjetorin e bashkëngjitjes së krahinës së Vojvodinës me mbretërinë serbe.

Duke përcjellë lajmin për mbledhjen e përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, shtypi serb shkruan se kjo mbledhje ve vulën krijimit të Shqipërisë së Madhe.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë shtuar së tepërmi pasi qeveria “Haradinaj” rriti taksën doganore për mallrat serbe deri në 100% të vlerës së tyre.

Kryeministri kosovar ka paralajmëruar se nuk do ta heqë taksën deri në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Ndërsa presidenti serb ka deklaruar tërheqjen nga dialogu me Prishtinën në Bruksel deri në heqjen e kësaj takse.

 

Lër një koment