I pakategorizuar

Vuçiç sqaron a po nënkuptohet formimi i një Jugosllavie të re

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, deklaroi në konferencën për shtyp pas takimit në Ohër me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama, se nisma për bashkëpunimit rajonal nuk nënkupton formimin e një Jugosllavi të re, por më tepër siç tha ai është një proces që mundëson cilësi dhe jetë më të mirë për qytetarët e të gjithë vendeve.

“Unë e shoh që Rama është nën presion… Edhe mua gjatë zgjedhjeve, opozita e brendshme më akuzoi se po ndërtoj rrugë drejt Prishtinës, se po ndërtoj rrugë drejt Shqipërisë së Madhe, por ata prapë morën 11 herë më pak vota se unë. Nuk e di, ndoshta dikush do ta shkatërrojë këtë iniciativë, por kjo përfundimisht sjellë një jetë më të mirë për njerëzit dhe kompanitë tona. Këtu nuk ka krijim të një Jugosllavi të re”- tha mes tjerash Vuçiç.