Vuçiç: Takimi i ardhshëm i Beogradit dhe Prishtinës mund të mbahet në shtator

vucic-1.jpg

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha sot se takimi i ardhshëm i Beogradit dhe Prishtinës, i organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, ka gjasa të ndodhë në shtator.

“Unë besoj se një lloj vazhdimi i Berlinit, domethënë Parisi, do të jetë në shtator ” i tha Vuçiç gazetarëve pas një takimi që bashkë me homologun e tij francez zhvilluan me të rinjtë nga rajoni.

Kreu i shtetit theksoi mes tjerash se Macron e kupton rëndësinë e problemit në lidhje me Kosovën dhe se gjërat nuk mund të zgjidhen në mënyrë që askush të mos devijojë nga asgjë.

“Kërkova ndihmë nga ai për të kuptuar se kjo nuk mund të zgjidhet në mënyrën që secili prej nesh dëshiron, por që duhet të jetë diçka në mes”, shtoi ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303