Vuçiç thumbon ashpër Thaçin: Do e takoja, por ai endet korridoreve

Thaci-Vucic-770x433.jpg

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka thumbuar homologun e tij, Hashim Thaçim.

Të dy së bashku ndodhen në New York në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Vuçiç nuk ka ngurruar të ironizojë Thaçin, ku shprehet se do e takonte por ai endet korridoreve

Teksa ka treguar detaje nga takimi që ka pasur me kancelaren gjermane, Angela Merkel, Vuçiç tha se një prej temave kryesore ka qenë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas tij Bashkimi Evropian dhe në veçanti Gjermania dëshirojnë dhe insistojnë në gjetjen e një zgjidhjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Nuk ka dyshim se Evropa dëshiron të zgjidh problemin dhe se Gjermania do të insistojë për një gjë të tillë”, tha ai.

scroll to top