fbpx

Vuloset/ Grupi Anti-Basha jep njoftimin urgjent, zbulon çdo ndodhë në orën 12:00, ‘goditet rëndë’ Lulzim Basha

grupi.png

Konkretizohen zërat kundër Lulzim Bashës brenda Partisë Demokratike. Sot në orën 12:00, Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati, Bislim Ahmetaj dhe Indrit Hoxha kanë njoftuar se do të mblidhen në një konferencë shtypi.

Përmes një njoftimi për mediat ata kanë bërë të ditur se do të vijojnë të kërkojnë hapjen e një procesi politik dhe reformimi në PD pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.

NJOFTIMI:

Të nderuar miq grupimi “Për PD-në”, sot ne ora 12:00 do të mbajë sot më datë 6 maj 2021 në Hotel Xheko Imperial ( ish Karlsberg” një Konferencë për shtyp në vijim të kërkesës për hapjen e një procesi politik dhe reformimin ne Partinë Demokratike, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Ju ftojmë të merrni pjesë. Me respekt Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati, Bislim Ahmetaj, Indrit Hoxha. Jeni të mirëpritur.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303