fbpx

VV-ja refuzon ftesën e Hotit për “tryezën” ku do të diskutohet për dialogun me Serbinë.

LVV.png

Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë ka refuzuar ftesën e qeverisë Hoti për të marrë pjesë në takimin ku do të diskutohet për dialogun.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i LVV-së nëpërmjet një postimi në Facebook. Refuzimi i kërkesës për uljen në tryezë, LVV e arsyetoi duke thënë se një qeveri e mundësuar nga Listat Serbe, nuk ka as kredibilitet as legjitimitet.

Statusi i plotë i VV-së është si më poshtë vijon:

Në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE kemi pranuar një letër para dy ditësh ku ftohej Kryetari i LVV, Albin Kurti që të diskutojë me qeverinë aktuale për dialogun e ardhshëm me Serbinë. Një qeveri e varur dhe mundësuar nga votat e Listës Serbe dhe e formuar nga Thaçi e për të si dhe një qeveri që ia heq shtetit të Kosovës reciprocitetin me Serbinë nuk ka as kredibilitet as legjitimitet. Prandaj ne nuk i jemi përgjigjur asaj ftese sepse nuk do të jemi pjesë të këtyre takimeve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303