Weber: Krijimi i fondit monetar europian të jetë prioritet

Konservatori gjerman Manfred Weber, i cili po kandidon për të marrë drejtimin e Bashkimit Europian vitin e ardhshëm, deklaroi ditën e sotme se kthimi i fondit të ndihmës evropiane në një Fond monetar europian duhet të jetë një përparësi.

“Dua t’i jap përparësi krijimit të një Fondi Monetar Europian. Kjo është një ide që është diskutuar për një kohë të gjatë dhe duhet të finalizohet deri në fund të vitit në samitin e dhjetorit.

Në krizën e fundit të eurozonës ne kërkuam ndihmë nga FMN (Fondi Monetar Ndërkombëtar). Barak Obama ishte president atëherë kështu që partneriteti ishte i mundur. Në krizat e ardhshme, të cilat nuk mund t’i përjashtojmë, unë si europian nuk dua të varem nga Shtëpia e Bardhë “- tha ai në një konferencë shtypi në Berlin.

Lër një koment