fbpx

WhatsApp zbulon sulmin kibernetik

whatsapp.jpg

Tashmë është konfirmuar se hakerët ishin në gjendje të instalonin në distancë programin e mbikëqyrjes në faqe dhe pajisje të tjera duke cënuar kështu mesazhet në WhatsApp .

WhatsApp, një aplikacion i cili është në pronësi të Facebook, tha se sulmi kishte në shënjestër një “numër të zgjedhur” të përdoruesve dhe ishte orkestruar nga “një aktor i avancuar kibernetik”.

Kompania njofton se programi i mbikëqyrjes është zhvilluar nga firma izraelite e sigurisë NSO Group, sipas një raporti në Financial Times.

Të hënën WhatsApp u bëri thirrje të gjithë 1.5 miliardë përdoruesve të saj që të përditësojnë aplikacionet e tyre si një masë paraprake shtesë.

Sulmi u zbulua së pari në fillim të këtij muaji.

WhatsApp promovon veten si një aplikacion i “komunikimit të sigurt” sepse mesazhet janë të koduara, që do të thotë se ato duhet të shfaqen vetëm në një formë të lexueshme në pajisjen e dërguesit ose marrësit.

Megjithatë, programi i mbikëqyrjes do të lejonte një sulmues të lexonte mesazhet në pajisjen e objektivit./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303