fbpx

WOW! Channing Tatum dhe Jessie J i japin fund lidhjes

Ylli i “Magic Mike”, aktori i famshëm Channing Tatum, duket si ka dhënë fund lidhjes së tij me këngëtaren Jessie J.

Kjo është hera e dytë që dyshja ndahet pasi në janar ata i dhanë njeri-tjetrit edhe një shans.

Sipas The Sun, thuhet se aktori dhe këngëtarja patën një ndarje “miqësore” dhe “janë akoma në kontakt me njëri-tjetrin”.

Channing tashmë ka hapur një llogari në aplikacionin e lidhjeve që përdorin të famshmit, Raya, duke shkruar në bio  mbi të kaluarën e tij si striptist.

“Dhe po, kam qenë striptist, më falni”, shkruan ai.