Xhaçka takon ambasadorin e OSBE: Punojmë së bashku për të çuar përpara integrimin europian të Shqipërisë

Screenshot_54-2.jpg

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka takuar ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco.

Xhaçka zotohet se mbetet e përkushtuar për të forcuar bashkëpunimin me OSBE.

Gjithashtu ajo shton se bashkë me OSBE do të punojnë për të çuar para integrimin europian të Shqipërisë, konsoliduar demokracinë dhe sundimin e ligjit.

STATUSI NGA OLTA XHAÇKA

Me ambasadorin e OSBE, Del Monaco ndamë pikëpamjet mbi Kryesinë e suksesshme të Shqipërisë në OSBE 2020.

Ne mbetemi të përkushtuar për të forcuar bashkëpunimin me OSBE-në dhe të punojmë së bashku për të konsoliduar demokracinë dhe sundimin e ligjit në rajonin tonë dhe për të çuar përpara integrimin e # BE-së për #Shqipërinë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303