21.5 C
Tirana
E diel, 26 Maj, 2024

TË FUNDIT

Xhafaj: Basha, ministri i Brendshëm më i paaftë

spot_img

Fatmir Xhafaj e cilësoi Lulzim Bashën si ministrin e Brendshëm më të paaftë në vite, pasi kreu i Partisë Demokratike deklaroi paraditen e së martës në një bashkëbisedim me gazetarët se rendi në vend është një “emergjencë kombëtare”.

Në një postim në Facebook, Xhafaj jep shifra duke thënë se rezultatet janë ato që tregojnë të vërtetën.

“Basha, tha sot: Ju parashtroj…një çështje kapitale, emergjence kombëtare, siç është gjendja e rendit, e shpartallimit të plotë të institucioneve të zbatimit të ligjit!” Një E PAVËRTETË e madhe, dalë nga goja e ish-ministrit të Brendshëm më të paaftë në vite. Të dhënat e faktet mbi punën tonë të palodhur e pa kompromis me botën e krimit dhe rezultatet konkrete janë E VËRTETA. Krahaso çdo shifër e të dhënë të kohës së LB si ministër i Brendshëm, me ato të këtyre 2 viteve të fundit. Shihni dhe gjykoni. Imazhe sa për 1000 fjalë!”, shkroi ministri Xhafaj.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat