Xhafaj: Koha për reformën zgjedhore

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka përcjellë një mesazh falënderimi për zgjedhjet e 30 qershorit, duke i konsideruar si vullnet të qytetarëve për rrugën evropiane të vendit. Me një postim në rrjetin social “Twitter, deputeti socialist e konsideron pozitive faktin se qytetarët patën mundësi të votojnë dhe të përfaqësohen në respekt të kushtetutës dhe ligjit.

Zgjedhësit e Njësisë 10 në Tiranë më 30 Qershor e shprehën vullnetin e tyre për Kryebashkiakun Erion Veliaj. Qartësisht e mbështetën edhe për një mandat tjetër në krye të punëve për Tiranën. Vullnetin për rrugën Evropiane të vendit, për stabilitetin, për lirinë e votës dhe përfaqësimit, për kushtetueshmërinë. Ndjehem mirë që ju dhamë mundësinë të votojnë dhe të përfaqësohen, në respekt të kushtetutës dhe të ligjit”, nënvizon Xhafaj.

Gjithashtu ish-ministri u ndal edhe tek klima e tensionuar politike në vend dhe tek pretendimet e opozitës për ndërhyrje në procesin zgjedhor të 30 qershorit.