Xhaka jep një premtim për të gjithë fansat e Arsenalit

Granit Xhaka është një prej pikave më të rëndësishme të Arsenalit në këtë sezon. Ekipi i tij po kalon një ecuri të shkëlqyer deri më tani, pasi nuk di humbje në 21 ndeshje në të gjitha garat.

Mesfushori shqiptar ka shkruar në Instagram përpara ndeshjes së radhës ndaj Huddersfieldit në Premierligë, pasi në ndeshjen ndaj Manchester Unitedit mungoi për shkak të pezullimit.

“Ne do të japim gjithçka për të shkuar në 21 ndeshje pa humbje”, ka thënë Xhaka.

Lër një koment