Xhaka me një poezi të ndjerë uron nënën për ditëlindje

gra.jpg

Mesfushori i Arsenalit me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, e ka publikuar një poezi për nënën e tij në ditëlindjen e saj, në faqen e tij në rrjetet sociale.

Kjo është poezia që Xhaka ia dedikoi nënës së tij:

A mjafton fjala urime që ta shprehi atë që kam në zemër.

Nuk ekziston fjalë në botë që e ndërroj veç me një emër.

Nuk ka dashni në botë që ma e madhe mund të jetë.

Nëse ty nuk të kam kjo botë çfarë vlere mund të ketë.

Për dhimbjen ma të vogël emrin tënd e thirri.

Por edhe ty të jap lajme kur jam më se miri.

Të flas për ty s’më mjaftojnë letrat e kësaj bote.

Se dashuri pa hile është veç dashuria jote.

Me një fjalë në fund po e mbylli këtë poezi.

Urime NANË ditëlindjen e lum unë që të kam ty

scroll to top