fbpx

Xhaxhai i 15-vjeçares së p*rdhunuar bën deklaratën tronditëse: Lista e pedofilëve është më e gjerë, nuk janë 5 por 8, ata do ishin në varr…

Screenshot_3-24.png

Të tjera detaje të rënda kanë dalë në dritë nga përdhunimi i 15-vjeçares.

Xhaxhai i vajzës ka thënë sot në një dëshmi për emisionin ‘Me zemër të hapur’ se ka dyshime që rrethi i personave që kanë abuzuar me të miturën të ketë qenë edhe më i madh.

Sipas tij, dyshohet se abuzuesit janë 8 dhe jo 5 nga sa u pretendua më herët. Mes të tjerash ai i bëri thirrje shtetit dhe ambasadores Yuri Kim.

“Ka edhe persona të tjerë të implikuar. Sot pasi pamë dhe një protestë madhështore, në përkrahje të kësaj minorene, në luftë kundër këtyre pedofilëve. Lista e pedofilëve është me e gjerë. Numri nga 5, në bazë të të dhënave, shkon në 8. Ato tabulatet që janë sekuestruara nga prokuroria, i kam thënë oficerit, që tabulatat nuk preken dhe se do t’i hapë prokurorja. UI bëj thirrje prokurores që t’i shoh këto tabulate dhe njerëzit që janë futur në këtë grup, të merren të pandehur. I them shtetit; “shtetin tim e dua shumë, se i kemi falur 5 njerëzit. Se sot do ishin në varr”. Unë i kërkoj në mënyrë të veçantë ambasadores Yuri Kim që të ndjekë me përparësi këtë gjë, dhe gjykatave.”, tha ai.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303