fbpx

Xhelal Mziu ka një apel për qytetarët: Të bashkuar t’i themi ‘Stop’ Krimit!

Kryetari i Bashkise se Kamzës Xhelal Mziu i bën thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen për t’i thënë “Stop Krimit”, në mbrojtje të institucioneve publike, Kushtetutës dhe lirive e të drejtave themelore të mbarë njerëzimit. “Ne ftojmë mbarë qytetarët e Bashkisë Kamëz për t’ju bashkuar thirrjes njerëzore: “Në Kamëz të gjithë bashkë për mbrojtjen e votës së lirë”, “Stop Krimit”, duke e realizuar me një takim qytetar nga data 27 qershor 2019 deri në 2 korrik 2019, nga ora 7;00 deri në 19:00.

Duke u bashkuar të gjithë ndaj një të keqeje të madhe që ka pllakosur Shqipërinë, të gjithë do t’ja dalim për të fituar një herë e përgjithmonë liritë tona. Zoti ju bekoftë!”-përfundon apelin e tij kreu i Bashkisë KamëzXhelalMziu për bashkëqytetarët.