fbpx

Xhelal Mziu ul tonet, ja çfarë thotë për zaptimin e zyrave

mziu-e1563304783653.jpg

Kryetari aktual i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu,  në një intervistë ka zbutur tone sa i takon lirimit të zyrave pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Unë nuk jam faktor për ato që janë folur kohët e fundit, por për shkak të punës që bëj unë. Nuk jam në rolin e një të forti, por jam përfaqësues i të gjithë kolegëve të mi, për të treguar që zgjedhjet e 13 qershorit nuk janë ilegjitime. Besoj që dekreti i Presidentit është në fuqi për cdekretimin e datës 30 qershor. Të gjithë kolegët e mi në zbatim të dekretit kemi zbatuar funksionet tona për të mos e njohur këtë datë dhe për t’u përballur me një tjetër datë”, ka thënë Mziu.

Më herët ai ka deklaruar se nuk do ta lironte zyrën, ndërsa sot Mziu ka deklaruar nuk është për luftë dhe për të krijuar vrasje.

“Kemi një dekret dhe zgjedhjet janë në datën 13 tetor. Deri në këto momente, ne flasim në zbatim të dekretit të Presidentit. Gjykata Kushtetuese është ajo që do të vendosë. Mandati im dhe i kolegëve të mi nuk është për të krijuar luftë, për të krijuar vrasje. Në finale ne nuk jemi ata që do ta mbajmë zyrën peng”, ka thënë më tej  Mziu.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303